Marrëdhënia e Visjan Ukcenajt dhe bashkëshortes së tij ka nisur 14 vite më parë. Në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, aktori ka rrëfyer njohjen e tyre. Ai ka treguar çfarë e tërhoqi fillimisht tek ajo që e bëri të ‘marrosej’ nga dashuria.
Visjan Ukcenaj: Ajo ka qenë shumë e veçantë dhe jo e zakonshme.
Në ç’kuptim?
Visjan Ukcenaj: Në kuptimin që… qëkur e kam parë për herë të parë që erdhi në shkollë se e kam njohur që sa hyri në Akademi për Regji Teatri, përpos faktit që ka qenë një femër që shikonte punën e saj, nuk përzihej me askënd, nuk rrinte me asnjeri përreth, ishte shumë selektive si natyrë dhe kjo gjë më tërhiqte shumë mua që isha totalisht kontraversi i saj, isha një njeri që kisha shumë rreth shoqëror të gjerë, sensi i protagonizmit prevalonte më shumë, sidomos pasi u futa në Akademi ishte në nivele ekstreme.
Visjani shton se protagonizmi i tj krijoi disa probleme në fillim pasi ajo as nuk pranonte ta takonte.
“Nuk ka dashur të lidhej me mua, s’ka dashur as të më takojë absolutisht, pas një përpjekjeje të madhe prej dy muajsh, pastaj u takuam dhe në datë 2 dhjetor, në 2010 kemi dalë. Më datë 10 jemi lidhur.” – u shpreh Visjani.