Një nga personazhet që spikati më shumë në Big Brother-in e kaluar ishte padiskut edhe Ermiona Lekbello e cila në pak kohë fitoi simpatinë e publikut dhe la pas batuta të cilat përdoren edhe sot.
Me një formë ironie, Ermiona ka bërë edhe këtë herë një postim në Instagram që shenjon sërish atë që pohuar dikur, mungesën e vërtetësisë dhe origjinalitetit te njerëzit e ekranit.
“Faleminderit që më kujtoni dhe ma ngrohni zemrën me fjalët e mira, nëse ju kam ngelur në zemër mendoj që ju pëlqeu origjinaliteti, dhe për fat të keq unë në këtë jetë pak njerëz origjinal kam njohur, dhe kur këto të dyja nuk i gjen në një person ndërron kanal, faleminderit edhe një herë që akoma edhe sot nga ju vetëm dashuri marrë, thank you!”
Kujtojmë se Ermiona ka qenë një personazh mjaft i spikatur i BBV, e cila përgjatë qëndrimit të saj ndonëse jo për shumë kohë, arriti të ‘rrëmbente’ zemrat e publikut.