Arlindi dhe Ueda, çifti fitues i Love Island Albania nuk do t’i thoshin jo hyrjes në një format tjetër. Gjatë intervistës në “Natën me Aulonën” në MCN, Arlindi nisi paksa bisedën duke thënë se një spektakël si Big Brother do ta konsideronte. Ueda është gjithashtu e të njëjtit mendim, e madje do të preferonin që të luanin si çift.
Arlind: Po është më shumë për karakter. Je më transparent, duket tipi më shpejt, për një javë mund të krijosh një opinion tamam për një njeri, është diçka që mund të angazhohesh për të luajtur një karakter tjetër, por njëfarë kohe do të duket.
Ueda: Unë edhe para se të hyja në Love Island, e kisha menduar, nëse nuk është për VIP-at, bëhet për publikun dhe atëherë e mendova, por me thënë të drejtën jam e hapur, por duhet të rritet Amea.
Arlind: Ose si një kandidat.
Ueda: Po.
-Veç e veç do të futeshit, pra nëse do t’i vinte propozimi Uedës por jo ty, ti do të ishe dakord?
Arlind: Po, do të isha dakord, pse jo? Eksperiencë është. Vajzë e kulturuar, i di rregullat, pse jo? Veç do të përfitonte, nuk do të kisha frikë se do të dilte keq ose do të krijonin njerëzit një opinion të keq për Uedën, absolutisht. Fansi më i madh!
Ueda gjithashtu tha se nuk do ta kishte aspak problem hyrjen e Arlindit, madje ai do të përfshihej më shumë në diskutime. Çifti tha se janë të hapur, por deri më tani nuk ka asnjë ftesë në drejtim të tyre.