Prindërit e moderatores Kiara Tito kanë festuar 30- vjetorin e martesës së tyre në një festë me familjarë e miq të afërt.
Gjithçka ishte e organizuar në detaje – nga ambienti te dekori, muzika, e ushqimi. E meqë jemi te ushqimi, duket se ky ka qenë elementi “bombë” i festës, që i ka tërhequr vëmendjen Luiz Ejllit.
Ai e ka lidhur ushqimin me një nga shprehjet e tij të famshme brenda shtëpisë së BBV. Në një postim të kuzhinierit që përgatiti ushqimin e festës, ai shkruan: “Faleminderit për gjithçka ‘Equos Resort’ dhe ushqimi ishte “a e di si me duki ju kuzhinieret e tjere?”😅 ”
Epo me sa duket në këtë rast, vlen të thuhet “stomak i lumtur, njerëz edhe më të lumtur”! 🙂