Luiz Ejlli dhe Kiara Tito festojnë sot 7 muaj nga puthja e tyre e parë. Për t’iu rikujtuar paksa (edhe pse besojmë të gjithë e mbani mend), çifti i kanë dhënë njëri-tjetrit puthjen e parë në buzë, në ditën e dasmës së tyre të improvizuar brenda BB.
Ndërsa sot kanë kaluar plot 7 muaj nga ajo mbrëmje plot emocione, tashmë ata festojnë krah njëri-tjetrit, si çifti më i pëlqyer i momentit në Shqipëri. E për të rikujtuar atë moment, moderatorja Kiara Tito ka shpërndarë në Instastory një seri postimesh të fansave të tyre.
Nga ana tjetër Luizi ka zgjedhur një dhuratë për Kiarën në këtë ditë të shënuar për ta me mbishkrimin “Të dua”, të cilën e ka postuar në Instastory. Kjo dhuratë, ka mbërritur në dorën e Kiarës e cila po ashtu e ka postuar në Instastory, duke shtuar fjalën “edhe unë” përkrah fjalës “Të dua”. Me sa duket, Kiarës i paska pëlqyer shumë dhurata e Luizit.