Blero ka qenë kryefjalë e “prime-t” të sotëm të “BBVK”. Që në nisje të mbrëmjes u publikua një klip, ku tregonte se si banorët e tjerë kanë folur për të.
Edhe opinionisti Bledi Mane është shprehur se Blero është shumë i heshtur në shtëpi.Si arsye të kësaj gjendjeje të artistit Bledi ka përmendur mungesën e dashurisë ose të dy ish-bashkëshorteve të tij.
“Ndoshta po plakesh. je një rënie. Nëse ndjen për dikë shprehu, nëse të mungon ndonjë nga ish-bashkëshortet tua, shprehu. Ke dhomë rrëfimi, ke banorë ku mund të flasësh hapur”, ka thënë Bledi Mane. Në atë moment ka ndërhyrë Blero i cili ka thënë se është jo korrekte shprehja “ish-bashkëshorte”.
Pas kësaj opinionisti ka sqaruar se nuk e kishte në kontekst të keq atë që tha.