Bora Zemani ka shkëlqyer me veshjen në mbrëmjen e katërt të DWTS. Moderatorja ka zgjedhur të veshë një fustan të shkurtër të zi, të krijuar nga “Magda Butrym”, të hapur në pjesën e shpinës.
E veçanta e fustanit të Borës, janë detajet e trëndafilave që mbizotërojnë në dizajn – një karakteristikë e veshjeve të fundit nga “Magda Butrym”. Fustanin moderatorja e ka kombinuar me geta të zeza, sandale të zeza dhe flokët e kapura, duke krijuar një “look” përfundimtar mjaft elegant.
Fustani ‘Gathered halter midi dress’ nga Magda ka kushtuar 1,445€.