I ftuar sot në “S’e luan Topi” ka qenë opinionisti dhe pedagogu Arjan Curri, i cili u shfaq në ekran si kurrë më parë duke zbuluar më shumë rreth tij, jashtë profilit të universitetit, apo paneleve të diskutimeve politike në vend.
Teksa u rrëfye për fëmijërinë, apo vendimin e tij për t’u bërë pjesë e televizionit, Curri tha edhe dy fjalë për Grida Dumën, moderatoren e “Top Story”, aty ku shpesh herë është i ftuar për të ndarë opinionet dhe analizat e tij në çështjet politike.
Opinionisti është shprehur edhe më parë që në syrin e tij, Grida Duma është një grua e bukur. Por ai zbuloi se për të Grida është më e bukur dhe më e butë se më parë.
“Ia kam thënë, vazhdoj të mendoj që është një grua më e bukur se çka qenë, më e mençur se çka qenë, dhe me mirë se çka qenë, dhe më e butë e dhembshur. Ajo përparon në bukuri, në mençuri, zgjuarsi. Është bërë edhe më fisnike, më e butë, nuk është më ajo Grida e viteve më përpara” – është shprehur Curri.