Roza Lati ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me Kiara Titon, për të folur rreth situatave të DWTS e kësaj të premteje.
Duke u ndalur te debati mes Eni Shehut dhe Ronaldo Sharkës, Roza Lati e ka përmbledhur në tërësi me dy fjalë: “Skandali shet!”
Më tej, duke folur për gazetarin Ronaldo Sharka, Roza ka thënë:
“Ronaldo ka shkuar për t’i dhënë gojës. Nuk dua të jap komente me gjykim personal, se kemi punuar në një ekran bashkë dhe disi e njoh, por ngacmimi dhe ironia janë arma e tij. Ai e ka përvetësuar ironinë tashmë, e ka dhe pjesë të mimikës po t’a shohësh. Duke qenë se nuk është edhe aq mirë në kërcim, mbahet te kjo shtylla tjetër (debati) të eci para, sepse…skandali shet!”