Dashi-Sot ka për të qenë ditë e trazuar për ata që janë në një lidhje. Mundohuni të mos nxitoheni për asgjë sepse do pendoheni. Beqarët kanë për të realizuar takime aq të bukura saqë do jetë e pamundur të mos hedhin hapat e parë drejt fillimit të një lidhjeje. Në planin financiar tregohuni sa më të moderuar.
Demi-Ditë ideale për ata që janë çift. Do flisni hapur për çdo gjë me partnerin dhe mund t’i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen edhe sikur disa persona t’iu duken mahnitës. Jupiteri do jetë planeti që do i favorizojë financat.
Binjakët-Do të keni një mundësi interesante për të njohur një person në mënyrë të ndryshme. Çdokush ka anë të vetes të fshehura dhe që rrallë i nxjerr në sipërfaqe. Por të paktën do të pëlqeni partnerin më shumë se zakonisht sot dhe do të ndjeni një pasion të thellë në dashuri.
Gaforrja-Do iu jepni shumë prioritet ndjenjave gjatë kësaj dite do ja kaloni më së miri pranë atij që dashuroni. Edhe ai nga ana e tij do mendoje si t’iu bëjë të ndiheni sa më mirë. Financat nuk do jenë të këqija. Merruni pak më tepër me detyrimet që i keni lënë pas dore dhe paguajini faturat sa më shpejt.
Luani-Nëse po përpiqeni për të krijuar një marrëdhënie me dikë që ju pëlqen, duhet të vini në peshore të gjitha cilësitë e tjetrit. Kjo do t’ju ndihmojë që të mos keni të papritura dhe të mos lëndoheni.
Virgjëresha-Në ditën e sotme do shkoni në një event kulturor. Do shkoni me familjen dhe s’do bëheni pishman në asnjë moment. Do e njihni fëmijën tuaj me artin dhe në të njëjtën kohë do ndjeni shumë emocione. Mbrëmja juaj do jetë pak më e zakonshme.
Peshorja-Zakonisht shijoni një pamje romantike sa i përket jetës dashurore. Me anë të situatave që do të ndodhin njerëzit do të krijojnë një impresion të rëndësishëm për ju. Sidoqoftë do të shijoni komunikimin dhe do të jeni më eksperimentalë sa i përket dashurisë.
Akrepi-Sot do keni shumë punë dhe impenjime familjare, prandaj ka mundësi që ta lini disi pas dore partnerin. Shpjegojani atij sa më parë situatën nëse nuk doni të keni keqkuptime. Beqarët nga ana tjetër do kenë një ditë të veçantë dhe të lumtur. Në planin financiar do ketë një përmirësim të vogël.
Shigjetari-Dashuria nuk gjendet në vende të zakonshme. Sot do të shikoni se gjetja e personit të zemrës është një eksperiencë shumë më ndryshe. Duhet që të përmirësoni jetën tuaj dashurore.
Bricjapi-Ditë shumë e turbullt kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do e dini as vetë çfarë të bëni që ta qetësoni atmosferën mbizotëruese. Nëse nuk gjeni zgjidhje tjetër duhet të qëndroni pak kohë vetëm. Në planin financiar situata nuk do jetë as shumë e keqe, por dhe jo aq e mirë sa mund të kryeni shpenzime kuturu.
Ujori-Njerëzit e rinj me të cilët po qëndroni shumë kohët e fundit do të kërkojnë që të mbani përgjegjësi për gjërat që bëni. Nuk duhet të mërziteni, në fund të fundit kjo nuk është hera e parë që ndodh.
Peshqit-Të dielën, do e kaloni në një atmosferë shumë të rehatshme. Ka shanse që krijimtaria juaj të shpaloset në shtëpi, në komunikim me të afërmit tuaj. Do diskutoni për çështje të rëndësishme me ta, do shikoni një film dhe do gatuani darkën së bashku./TvKlan