Belina dhe Elvis Pupa janë një çift shumë i dashur për publikun shqiptar – kjo pasi ata shihen krah njëri tjetrit gjithmonë e më të dashuruar.
Në një kohë ku lidhjet afatgjata dhe martesat e lumtura po kthehen në “fenomen social” gjithnjë e më të rrallë, sytë i kemi nga çifte që kanë zgjatur në kohë dhe duken gjithnjë e më të lumtur bashkë, për të mësuar “formulën” e tyre të suksesit.
Këtë, na e ka treguar Belina Pupa, bashkëshortja e Elvis Pupës, e cila po bëhet gjithnjë e më aktive nëpër intervista.
E ftuar në “Një gote Rosé”, Belina ka zbuluar sekretin e tyre të një marrëdhënieje jetëgjatë dhe të lumtur, e sipas saj arsyeja kryesore është që partneri i saj është mendjehapur dhe mbështetës.
“Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Kam vlerësuar shumë ishte karakteri i tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve. Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues. Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.” – është shprehur Belina.
Dyshja prej kohësh jeton në Australi dhe janë kthyer pasi Vis Pupa i tha “Po” ftesës për të marrë pjesë në Big Brother Albania.
E pra, siç e kuptuat, bëni kujdes në zgjedhjen e partnerit/es tuaj dhe atë çfarë i ofroni njëri-tjetrit, nëse jeni duke kërkuar marrëdhënie afatgjata dhe martesa të lumtura!