Edona James e cila spektaklin e disa ditëve më parë u zgjodh e preferuar nga publiku, duket se tashme ka fituar edhe ‘zemrat’ e disa prej banorëve të tjerë të shtëpisë së famshme. Bëhet fjalë për Bleron i cili kohën më të mirë e kalon me Edonën dhe nuk nguron ta shprehë këtë.
Teksa po bisedonin në oborrin e shtëpisë ai e përqafon dhe i premton se ka një vend pune për banoren.
“Edonë, je një artiste e imja në kontratë pas Big Brotherit”, i tha këngëtari biondes James.
Edona e mirëpriti këtë ofertë dhe i tha: “Nëse e bën këtë për spektakël, unë po mbes pra”.
Blero Muharremi, Edona James dhe humoristi Gani Gërmia janë tre të përzgjedhurit nga publiku si banorë të preferuar.
Me të dëgjuar këtë njoftim të premten, shumë nga banorët janë revoltuar duke mos qenë dakord me rezultatin e votimit të publikut.