Zamira Kita ka qenë e ftuar në ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi në ekranin e RTSH. Aktorja aktualisht po vazhdon me premierat e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ , teksa shprehet e lumtur për momentin kinematografik ku jemi.
‘Jemi në një moment të mirë të kinemasë shqiptare. Po rikthehet, dhe po bëhen filma shumë të mirë. Kam pasur role e ftesa nga të gjithë, publiku të ketë sa me shumë prodhime’. – ka thënë Zamira Kita.
Ermali e pyet për diskutimet online rreth personazheve të luajtura nga Luiz Ejlli, Olta Gixhari apo edhe personazheve pa eksperienca në kinema.
‘Luizi nuk është një djalë I keq. Nuk ka vese siç flitet. Edhe Oltën e duan. Ne jemi në hijen e tyre nga popullariteti që kanë por kjo nuk më bën të ndihem keq’ – është shprehur aktorja.
Gjatë intervistës Ermali i thotë Zamirës se ka disa kohë që flitet pjesëmarrja e saj në Big Brother, lajm ky që mesa duket e kap në befasi.
‘Po tani, pse e thua publikisht këtë gjë. Ermal, Big Brother është një copë jete. Të gjithë ne, psh kemi bërë Big Brother… në zbor.’ – ka thënë Zamira duke mos pohuar që do të jetë në BBV, por as mohuar këtë lajm.
Kita foli me shumë emocione edhe për shfaqjet e fundit teatrale sidomos takimin me publikun shqiptar në teatrin grek.