Sara Hoxha është një nga personazhet më të komentuar të showbiz. Që prej verës që lamë pas, ajo u komentua mjaft për debatin me Dafina Zeqirin dhe që nga ajo kohë, emri i Sarës vazhdon të lakohet në media – së pari, për rolin e saj në filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe së dyti për një krisje të mundshme me partnerin e saj, reperin Ledri Vula, aludime këto që kanë shkuar deri në një ndarje të mundshme të çiftit.
Së fundmi, Sara ka bërë disa postime në Instastory të cilat menjëherë janë vendosur në qendër të mediave rozë.
Si fillim, Sara ka postuar një shprehje, ku thuhet: “Nuk është ajo çfarë ti nuk di që të fut në telashe. Është ajo që ti di me siguri dhe thjesht nuk është ashtu.”
Por, nuk mbaron me kaq. Më pas Sara ka bërë një tjetër Instastory, me postimin e reperit Drake, ku në përshkrim thuhet: “Të më bësh bllok pasi më ke bërë keq, nuk më ke bllokuar vërtet mua, por ke bllokuar veten. Në fakt është gjëja më e konsiderueshme që të kam parë të bësh.”
Këtë Instastory, Sara e ka shoqëruar me shkrimin “Ah Drake”, duke mbështetur kështu fjalët e tij.
Nuk dihet me kë i ka Sara këto postime, por nisur nga postimet është dikush, fjalët e të cilit Sara i ka marrë për të sigurta dhe nuk kanë qenë ashtu dhe së fundmi i ka bërë bllok, ose e ka distancuar atë.