Burime ekskluzive për “XL Social Media ” kanë zbuluar ftesën e dasmës së Vesa Vllasalihut me Mërgim Berishën për Edona Berishën, madje jo vetëm kaq por Edona do të ishte shoqëruese nderi e Vesës!
Dje e ftuar në një podcast, Edona mohoi gjithë deklaratat e Vesës, e cila tha se “burrin ia mori shoqja e ngushtë dhe tashmë është martuar me të”.
Edona tregoi se njihej më parë me Mërgimin që në moshën 17 vjeçare dhe pastaj i kishin shkëputur kontaktet, ndërsa Vesën nuk e kishte shoqe pasi ishin takuar vetëm dy-tre herë.
Sa i përket bashkëshortit të saj tashmë, Mërgim Berishës, ajo tha se ai i kishte shkruar prej një story që Edona kishte bërë në WhatsApp, pasi ishte ndarë nga Vesa dhe se ajo asokohe ishte në Turqi në një udhëtim me mikeshat e saj, ndërsa ftesa në foto tregon të kundërtën.