Olta Boka ka ndarë me ndjekësit në Instagram së fundmi një incident që i ka ndodhur ose më saktë, “makthin’ e saj më të madhe, teksa ka bërë me dije se ka thyer termometrin në shtëpi. Për ju që nuk e dini, kjo në fakt është dicka që mund të ketë pasoja jo pak të rënda në ambientin ku ndodh, pasi termometri përmban mërkur (zhiva e tij) dhe sigurisht, është i dëmshëm kur shpërndahet.
Kështu, ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekësve, por nga ana tjetër edhe ka ndarë disa këshilla për ta, nëse gjenden në një situatë të tillë, këshilla që tregojnë si të veproni për të pastruar vendin dhe për të qenë të sigurtë.