Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda frigoriferi të saj, në një zbulim që ka shokuar policinë dhe komunitetin. Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e saj si një vrasje teksa detajet e vrazhda të ngjarjes së muajit të kaluar u zbuluan vetëm sot.
Në apartametin e viktimës 31-vjeçare në qendër të Los Angeles u gjetën gjurmë kokaine ndërsa mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar nga goditje me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.
“Bazuar në rrethanat e gjetjes së trupit të Mooney dhe plagëve, ne besojmë se ajo ishte përfshirë në një përleshje para vdekjes. Nuk dihet nëse drogat dhe alkooli kanë luajtur një rol në ngjarje”, thuhet në raportin e vdekjes.
Mooney u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa më 12 shtator, pasi e ëma thirri policinë për të kontrolluar pasi nuk mund të kontaktonte me të. Oficerët që hynë në apartament, gjetën një pellg gjaku pranë frigoriferit ku ishte trupi i të ndjerës, sipas raportimeve