Me sa duket Sara Hoxha dhe Dafina Zeqiri nuk kanë në plan aspak të bëjnë paqe, përkundrazi. Herë pas here atyre iu pëlqejnë të ‘thumbojnë’ njëra-tjetrën.
Së fundmi ka qenë Sara, e cila ka shpërndarë një postim të Drake, ku shkruhet: “Të më bësh bllok pasi më ke bërë keq, nuk më ke bllokuar vërtet mua, por ke bllokuar veten. Në fakt është gjëja më e konsiderueshme që të kam parë të bësh.” – postim ky që e ka shoqëruar vetëm me shkrimin “Ah Drake“.
Rrjeti menjëherë e mori këtë postim si një ‘kunjë’ ndaj Dafinës, e mesa duket jo vetëm rrjeti, por edhe vet Dafina.
Këngëtarja ka postuar një video me këngën “Block&Delete” nga Alkaline. Ajo ka postuar vargjet “Bllok direkt, i thoni asaj të provojë këtë gjënë e saj me dikë tjetër…” – teksa bën me dorë simbolin e “Dashuri dhe paqe”.
Epo, duket se “kunjat” mes Sarës dhe Dafinës filluan sërish.