Të gjithë tashmë jemi njohur me historinë e Vesa Vllasalihut, sidomos pas hyrjes së saj në BBVK. Më herët Vesa ka treguar se ajo është tradhëtuar nga “shoqja” e saj e ngushtë, e cila i mori të fejuarin, futbollistin Mërgim Berisha dhe u martua me të.
Sa i përket kësaj deklarate, “shoqja” në fjalë, u ftua në një podcast ku tha se Vesën as nuk e ka shoqe dhe me të është takuar vetëm 2-3herë, ndërsa Mërgimin e njihte që 17-vjeç dhe se para pak kohësh ai i kishte shkruar përmes një story që Edona kishte bërë në “WhatsApp” kur kishte shkuar në Turqi me mikeshat e saj, pikërisht aty ku jeton dhe punon Mërgimi.
Historia u thellua edhe më shumë, pasi rrjeti “shpërtheu” ndaj deklaratave të Edonës dhe u bë publike ftesa e dasmës që Vesa i kishte bërë Edonës në dasmën e saj si shoqëruese nderi.
Ndërsa tani, detaje të reja kanë dalë në rrjet që e ‘zbulojnë’ hapur Edonën, kur ajo ka qenë në Turqi dhe në praninë e Vesës dhe Mërgimit, ku janë publikuar foto të tyre në një jaht.
Sa qëndron në kushte deklarata e Edonës, kur thotë se Vesën e ka takuar 2-3 herë dhe nuk frekuentoheshin prej kohësh?!