Lajmi se Arbana Osmani nuk do të moderojë BBV3 po bën xhiron e rrjetit dhe është kthyer në lajmin e ditës për mediat.
Shkak për këtë thuhet se kanë qenë debatet për kompensimet financiare për moderatoren. Zëra nga brenda “Top-Channel” sipas burimeve, tregojnë gjithashtu që emrat që përflitet që do të zëvendësojnë Arbanës, janë Ledion Liço ose Bora Zemani.
Gjithashtu, në rrjet vazhdon diskutimi se kush do e zëvendësojë Arbanën, ndërsa portalet pyesin se cilin personazh shohin në vend të moderatores. Në një postim të një portali në vend, një komentues “sugjeron” Xhemi Shehun, e këtij komenti i është përgjigjur vet Xhemi.
“Jo flm, nuk e bëj dot edhe sikur” – shkruan Xhemi, e cila është edhe mikesha e ngushtë e Arbana Osmanit.