Së fundmi kanë shpërthyer aplikacionet të cilat i detyrojnë meshkujt kundrejt pagesës të shkarkojnë aplikacionet dhe të “krijojnë” të dashurën e tyre të ëndrrave. Ku ata mund ta veshin, flasin, dhe chatojnë me njëri tjetrin
Kjo ka sjellë një lum reagimesh pasi shihet si një sjellje e gabuar kundrejt njerëzve, aq më shumë meshkujve të cilët kanë krijuar dhe varësi ndaj këtij sistemi inteligjence. Ajo çfarë dihet është se shumë meshkuj e kanë përqafuar ketë sistem dhe aplikacion pa marrë parasysh kostot financiare dhe ato sociale dhe thonë se ndihen mirë sepse më në fund do kenë të dashurën e tyre të ëndrrave dhe pse një mendim i dytë të thotë që vazhdon të jetë ëndërr, gjithsesi kompanitë që kanë krijuar këto aplikacione duket se po korrin sukses.