Sot në “Shqipëria Live” është diskutuar lidhur me dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, ku rastet e bëra publike janë gjithnjë e në rritje.
Gjatë debatit, pati një “përplasje” mes Zhaklin Lekatarit dhe psikologes Ikballe Huduti, për shkak të mendimeve ndryshe të të dyjave.
Ikballe Huduti: “Në fenë islame përfshihet pak dhunë, megjithatë thuhet se në momentin që një burrë nuk ia ka plotësuar ato detyrimet mujore, pra vendstrehimin, ushqimin veshjen dhe një dhuratë, atëherë gruaja ka të drejtë ta refuzojë Në ligjin francez, kur një grua mbytet, apo dhunohet shihet se si ajo grua është veshur, çfarë provokimi ka bërë. Një vajzë e ndershme që është e mbuluar, apo edhe e veshur mirë pa provokim, nuk i ndodh gjë e tillë.”
Zhaklin Lekatari: “Po ata fëmijët që përdhunohen në Francë, edhe tek ata shihet se sa kanë provokuar? Më vjen keq që ju propagandoni këtë ide për vajzat dhe gratë.”
Ikballe Huduti: “Nuk kam dijeni për raste të tilla me fëmijët. Sigurisht, në fenë islame, kur një marrëdhënie nuk është e pranuar nga të dyja palët është përdhunim. Në këto raste duhet të shkosh tek psikologu, mund të jesh mazokist, sadist etj.”
Zhaklin Lekatari: “Po si ka mundësi, ju flisni për përdhunim dhe nuk keni infomacion për raste fëmijësh, po më habisni. Si mund të bëni propagandën tuaj, si mund t’i thoni këto gjëra, si mund të përmendi fjalë sadist, mazokist.”