Edhe pse BBV3 është drejt nisjes, emri i Luiz Ejllit vazhdon ende të jetë më “popullori” dhe i lakuari në media e rrjet.
Edhe kur situata nuk ka të bëjë me Luizin, ai vazhdimisht përfshihet nëpër intervista apo deklarata të ndryshme.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në “Top Albania Radio”, ku një telefonues ka përmendur pikërisht Luizin, duke u shprehur ndër të tjera: “Burri nuk duhet të ketë shoqe si Luizi-Efin”.
Këto fjalë, faqja zyrtare e radios i ka kthyer në një titull postim, gjë që sipas ndjekësve është mjaft e tepruar.
Një pjesë e madhe e tyre kanë shprehur revoltën ndaj këtij postimi, pasi sipas tyre, po e përmendin Luizin vetëm për “dy klikime dy lekëshe“.
“Luizi qe vazhdon dhe mban cdo emison vl tuajin qe nga 24 dhjetori. E shqyet per ca klikime 2 lekeshe”, shkroi dikush.
‘E bëtë balt fare,çfarë titulli po lëreni tjetrin të marr frymë e mbitëgjitha jepni vëmëndjen që meriton si artist e jo me këto tituj skandaoz“, tha një tjetër.