Ndërsa konkurentët bëhen gati për mbrëmjen e së premtes në DWTS, gjatë provave ata kanë pasur një vizitë “surprizë” nga Luiz Ejlli.
E njëjta “surprizë” ka ardhur edhe për Ronaldo Sharkën, i cili ka pasur debate të vazhdushme virtuale me Luiz Ejllin, gjë që ka ndërprerë tërësisht komunikimin mes tyre.
Sapo Luizi ka hyrë në sallën e provave, Ronaldo ka dalë menjëherë nga salla me nerva duke thënë “kam ardhur për Dancing, jo për t’u marrë me këto…” , duke ndërprerë provat dhe ka rihyrë sërish në sallën e provave kur është larguar Luizi.
Ky moment është publikuar edhe në faqen zyrtare të “Top-Channel” në Youtube, me titull: “Shokuese! Luizi futet në palestër, Ronaldo Sharka lë me nerva provat” , ndërsa gazetari ka ironizuar titullin duke shkruar: “Mos u shokoni shumë “