Lajmi (i pakonfirmuar) se Arbana nuk do të jetë moderatore e sezonit të tretë të BBV, ka “pushtuar” mediat dhe rrjetin. Thuhet se për shkak të debateve Arbana nuk do të jetë pjesë e BBV3 dhe se do të zëvendësohet nga Ledion Liço ose Bora Zemani.
Ndërsa komentet dhe diskutimet kanë qenë të shumta lidhur me këtë temë, ish-banori i BB Anaid Kaloti, tregon se paska komentuar lidhur me këtë situatë që para 2javësh.
Vet Anaidi e ka treguar këtë përmes një Instastory, i cili ka komentuar para dy javësh në një faqe “Ish-prezantuesja e BBVA është kjo? 🙂 “ – duke treguar kështu se kishte informacion për këtë situatë të krijuar në “Top-Channel”.