Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri krahas projekteve muzikore që sjell edhe angazhimeve me koncerte, edhe jeta e tij private zgjon kureshtjen të madhe tek fansat e tij.
Ai është mjaft i rezervuar sa i përket jetës personale, por këtë herë ai ka marrë vëmendje me një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.
Butrinti ka publikuar një imazh ku shihet dora e tij dhe e një femre misterioze ndërsa bëjnë simbolin e shqiponjës, duke ndenjur pranë zjarrit së bashku dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një romancë të re të këngëtarit.
Ekziston mundësia që vajza të jetë pjesë e klipit të këngës së re të Butrintit, dedikuar femrave shqiptare – projekt i cili do të dalë shumë shpejt në treg.