Dafina Zeqiri nuk ndalet! Këngëtarja e njohur së fundmi ka nisur një “spastrim” të Instagramit të saj, duke larguar shumë nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj nga Instagrami.
Mirëpo, duket se “fshesa” e Dafinës ka prekur edhe reperin Noizy, me të cilin kohët e fundit kishin një raport mjaft të mirë.
Dafina dhe Noizy janë përfolur prej kohësh për mjaft debate dhe “diss”-e mes njëri-tjetrit, por gjithçka u rregullua me një bashkëpunim muzikor mes tyre.
Edhe pse ata kishin rregulluar raportet mes tyre, duket se tashmë kanë vendosur të mos e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjete sociale.