Lajmi se Sara Hoxha dhe Ledri Vula kishin një “krisje” në marrëdhënien e tyre, ka pushtuar mediat prej disa kohësh, e madje rrjeti nisi të aludojë për një ndarje të mundshme të çiftit.
Ndonëse çifti vet nuk pranoi kurrë asgjë, miq pranë tyre konfirmuan se kishte një periudhë “trazirash” mes tyre, por sitata nuk kishte arritur deri në ndarje.
Këtë e “konfirmoi” edhe vet Sara dhe Ledri, pasi mbrëmjen e djeshme ata janë fotografuar rrugëve të Prishtinës së bashku, pas shumë kohësh.
Me sa duket, Sara dhe Ledri më në fund i kanë zgjidhur keqkuptimet mes tyre, dhe raporti mes çiftit vijon të jetë si më parë.