Një foto e Ledrit dhe Sarës po qarkullon në rrjet dhe mediat online, ku thuhet se çifti është fotografuar në rrugët e Prishtinës, duke treguar se ata kanë zgjidhur çdo mosmarrëveshje mes tyre.
Epo, në fakt kjo nuk është e vërteta. Fotoja që po qarkullon në rrjet, është një foto e vjetër e çiftit, të cilën edhe vet Sara e ka postuar në Instagramin e saj në Muajin Maj.
Epo, u kthyem sërish në pikën ku ishim. Ende nuk dihet raporti aktual mes çiftit, pasi ata po qëndrojnë mjaft “hermetikë” sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa shoqëria e tyre ka treguar se çifti po kalon një “krizë” në marrëdhënie, por nuk bëhet fjalë ende për ndarje mes tyre.