Einxhel dhe Dagz janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar për publikun. Dyshja, e cila u njoh gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBV, shpesh herë poston momente nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku përveç dashurisë, në postimet që kryesisht Einxhel bën, nuk mungon sensi i humorit që i karakterizon të dy.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eixhel Shkira ka treguar një ndër sakrificat më të mëdha që Dagz ka bërë kur ajo ishte shtatzënë.
Moderatorja ka treguar se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trev, asaj i kishte shkuar mendje të hante këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.
“Hamburgerat e Kosovës, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera” – ka treguar Einxhel.
Kujtojmë se së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë folur për planet për martesë, duke treguar se do të bëjnë dasmë sapo djali i tyre Trev të rritet edhe pak, që të jetë ai personi që do iu çojë unazat.