Roerdi është konkurrenti i “Dancing With The Stars” që është tërhequr papritur nga gara për shkak të një problemi shëndetësor.
Bora: Ndërkohë që presim zarfin kam një pyetje për liderët. Patjetër që ishte gëzim i madh javën që shkoi sepse duke qenë se ishit ndër më të votuarit u zgjodhët si liderë, por kjo vjen me ca përgjegjësi të mëdha.
Ju keni punuar gjatë gjithë javës që të fitoni, por nëse kjo nuk ndodh mendoj se e keni menduar se cilat janë çiftet që rrezikojnë më shumë sonte. Për ty Roerd cilët janë çiftet që rrezikojnë eleminimin?
Roerdi: Nga grupi im? Unë nuk mendoj se ndonjë nga grupi im mund të kaloj në eleminim sot. Nuk e kam menduar kurrë se dikush nga grupi im përveç meje mund të eleminohet.
Bora: E di e prisja edhe një përgjigje të tillë, por më duhen emra?
Roerdi: Dy emra?
Bora: Dy emra, dy arsye Roerd.
Roerdi: Unë them Visi dhe Jora se më dhanë lejen.
Bora: Visi dhe Jora janë një person. Më thuaj edhe një çift tjetër.
Roerdi: Eni dhe Arnita sepse Eni nuk më rref dot.
Eno: Dy emra Juli, dy emra kush është i rrezikuar për të dalë sot nëse ndodh?
Juli: Realisht të gjithë janë shumë të mirë dhe unë i dua të gjithë fort. Edhe pse ishte shumë e vështirë të menaxhoje këtë grup, unë i dua vërtetë shumë të gjithë dhe faleminderit që keni bashkëpunuar. Nëse shikojmë pikët dhe javët me parë, ata e dinë se kush janë, sështë e nevojshme të përmendim emra. Është zemra ime Ronaldo dhe po them Fifi sepse e kam shoqe.
Bora: Ndërkohë kemi gati zarfin.
Juli: Ne me publikun kemi 3 milionë folloëers. Ishalla na kanë shpëtuar ata.
Bora: Përpara se të tregoj se kush nga skuadrat është fituese e votave të publikut më duhet të bëj një komunikim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me Roerdin, liderin e skuadrës “Krushqit”.
Roerdi ka folur më parë edhe me produksionin e “Dancing Ëith The Stars” ku ka treguar se për shkak të një problemi shëndetësor e ka të pamundur për të vijuar garën. Mirëpo, nuk donte ta merrte këtë vendim gjatë javës sepse donte të kryente patjetër sfidën me skudrën e tij. Donte ta çonte deri në fund këtë sfidë. Bravo.
Roerdi: Deri në fund. Më besoni që ka vlejtur, faleminderit të gjithëve.