Mbrëmja e 5 e DWTS i pati të gjithë – kërcim, performanca shumë të mira, të qeshura, emocione por si gjithmonë nuk munguan as debatet.
Një nga performancat e mbrëmjes ishte ajo e Ina Kollçakut dhe Entionit, e cila sërish nuk u prit edhe aq mirë nga juria.
Pasi mori pikët e jurisë (26 pikë në total), Ina u shpreh se ka ardhur momenti që të ikë pasi nuk ka rritje, deklaratë kjo që Eno Popi e kundërshtoi menjëherë.
Kujtojmë se Ina ka pasur një nga debatet më të forta të DWTS pak javë më parë me Ilir Shaqirin e më pas me Valbona Selimllarin, pas komenteve për balerinin e saj shoqërues, Entionin.