Sot është një ditë e trishtë për moderatoren Alketa Vejsiu. Babai i saj është ndarë nga jeta këtë fundjavë. Personi më i dashur për moderatoren do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.
Alketa ka treguar gjithnjë lidhjen e fortë që kishte me të atin. Madje pak kohë më parë moderatorja ndau një foto të mesazhit të së atit, i cili u duk shumë prekës në sytë e rrjetit.
“XL Social Media ” i shpreh ngushëllimet moderatores për humbjen e saj! ❤️