‘Prime-in’ e djeshëm në ‘Big Brother Vip Kosova’ pati një përplasje mes Gani Gërmias dhe opinionistes Anita Haradinaj, ku kjo e fundit përdori etiketime jo etike ndaj banorit, për të cilat është kritikuar në rrjet.
Ka qenë moderatori Alaudin Hamiti ai i cili ka ndërhyrë për t’i thënë Anitës së nuk mund të fyejë asnjë nga banorët. Lidhur me situatën e krijuar, gjatë spektaklit Anita tha se ka marrë komente të shumta negative, por sipas saj ky është mendimi i saj lidhur me lojën që po bëjnë banorët, teksa thotë se po mundohet t’i mbajë balancat e ofendimeve mes meshkujve dhe femrave.
“Nuk dua t’i hyj më shumë debatit sepse komentet janë pafund duke më ofenduar mua. Ndërkohë që unë nuk jam banore, jam opinioniste. Kam të drejtën të bëj, çfarë të më dojë qejfi dhe se si unë e mendoj lojën që duhet të bëhet, dhe ti mbaj balancat mes ofendimeve mes meshkujve dhe femrave”, tha spikerja e lajmeve në RTK.