I ftuar në “Më lër të flas” mbrëmjen e sotme ka qenë Ronaldo Sharka në një panel diskutimi së bashku me Rudina Demnerin (Palomën), Rita Petron dhe Petri Bozon, për të folur lidhur me bukurinë, operacionet plastike etj.
Ndër të tjera, gazetari Ronaldo Sharka ka thënë vajzat sot “flenë” te dera e klinikave estetike.
“Kjo gjëja te vajzat është kthyer në çështje investimi ndaj vetes, kanë një ‘sugar daddy’ nga pas, dikë që i suporton sepse mendojnë që kështu do jenë gjithë kohës në treg. Harrojnë që duke u bërë të gjitha njëlloj bie çmimi i tregut. Këto meshkuj që investojnë kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Operacionet plastike nuk të bëjnë as më seksi në shtrat, as më interesante.” – është shprehur Ronaldo ndër të tjera.