Pasditen e sotme një deklaratë e Shqipes lidhur me feminizmin mori vëmendjen e rrjetit dhe u bë shumë shpejt virale.
Banorja e BBVK u shpreh se barazia gjinore i “vret veshin”, pasi burrat gjithmonë qëndrojnë një kat më lart. Sipas saj, ajo nuk kërkon barazi me burrin e saj, pasi në të kundërt nuk do e shihte si burrë.
Sigurisht, në një kohë që jashtë BBVK, po flitet kaq shumë lidhur me femrat dhe rritjen e rasteve të ngacmimeve seksuale apo edhe përdhunimeve, deklarata e Shqipes u mor si përkrahje e maskilizmit dhe mizogjini, gjë që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të disa personazheve publikë.
Ja çfarë thonë ato:
“Mizogjini e brendshme: Mizogjini është urrejtja, përbuzja ose paragjykimi ndaj vajzave dhe grave. Gratë që përjetojnë mizogjini të brendshme mund t’a shprehin atë përmes minimizimit të vlerës së grave, mosbesim ndaj grave dhe duke treguar njëanshmëri gjinore në favor të meshkujve.” – ka shkruar Zhaklin Lekatari.