Lajmi se Arbana Osmani nuk do të moderojë sezonin e 3 të BBV qarkulloi në gjithë mediat para pak ditësh. Sipas burimeve, Arbana ka debatuar ashpër me administratorët e “Top-Channel” e si pasojë ajo nuk do të jetë pjesë e BBV në sezonin e ri.
Ndonëse ky mbetet ende një lajm i pakonfirmuar, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen sot. Sikurse tashmë është marrë vesh, Arbana është duke hapur një restorant në ambientet e Piramidës në Tiranë.
Sot, edhe Lori Hoxha ka postuar disa foto nga Piramida në Instastory. Ndonëse nuk dihet nëse ka shkuar të shohë ambientet e biznesit të ri të Arbanës, apo thjesht ka vizituar ambientet e reja te Piramida, e cila tashmë shërben edhe si një atraksion turistik në kryeqytet.