Mbrëmjen e djeshme është mbajtur finalja e “Love Island Albania” në TV Klan, nën moderimin e Luana Vjollcës.
Urimet për suksesin e Luanës kanë qenë të shumta, ndërsa rrjeti shprehet se moderatorja ka tejkaluar pritshmëritë e publikut me mënyrën se si moderoi spektaklin live për 3muaj me radhë.
Ndonëse “rivale” tashmë në punë, komenti i Sara Hoxhës në postimin e Luana Vjollcës, ka nisur të ngrejë aludime në rrjet.
“Suksese” – shkruan Sara në postimin e Luana Vjollcës, ndërsa moderatorja i përgjigjet me shumë ëmbëlsi duke shkruar “Faleminderit Sarush”
Ajo çfarë ka ngritur pikëpyetje në rrjet është fakti që Sara Hoxha nuk është parë më herët të komentojë në postimet e Luana Vjollcës, ndërsa ky koment vjen pikërisht pas gjithë “zhurmës” se Arbana nuk do të moderojë BBV3, ndërsa publiku sheh Luanën si një “zëvendësuese” të denjë të Arbanës në moderimin live.