Ish-banorja e BBV Kosova, Mbresa Hajrullahu, ka konfirmuar lidhjen me menaxherin e njohur, Faton Shoshi.
Mbresa ka qenë e ftuar në “Prive”, ku sigurisht nuk i ka shpëtuar pyetjes lidhur me këtë romancë, duke e konfirmuar me “lezet”.
“Mirë ja, super. Nëse është konfirmuar diçka pse ke nevojë për përgjigjen time? Gjithçka në rregull, faleminderit Zotit!”- tha Mbresa duke qeshur.
Kujtojmë se lajmi për një romancë të mundshme mes Mbresës dhe Faton, u bë i ditur nga “Prive” gjatë verës, kur dyshja ishin parë krah njëri-tjetrit në një qendër tregtare.