Prej ditësh tashmë në media, po qarkullon lajmi se Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, biznesmeni Kreshnik Gjergji, kanë vendosur t’a çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej, në martesë.
Burimet treguan se Kreshniku dhe Dafina madje, ishin duke kërkuar ambientet e përshtatshme për dasmën e tyre, ndërsa vet çifti nuk kishte konfirmuar asgjë.
Së fundmi, Dafina Zeqiri ka postuar një foto në Instastory me një mikeshë, teksa shkruan: “Gëzuar për nuset e reja 2024″
Madje ajo ka treguar vet që gjithçka është zyrtare në kanalin e saj Broadcast. Urime çiftit! ❤️