Në mes të gjithë zhurmës për ndarjen me Sarën, Ledri Vula ka publikuar këngën e re.
” Paranormal”, quhet kënga që Ledri sapo ka publikuar, por teksi i saj konfuzoi gjithë ndjekësit, ashtu siç pritej të ishte.
E në fakt Ledri në këngën e tij të re nuk ka prekur vetëm Sarën, por ka shtuar edhe disa rreshta për debatin me Dafina Zeqirin, ose të paktën rreshtat na sjellin këto në mendje.
Për Sarën, Ledri shkruan:
“Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po dana. Ku ku ku ku ku ku po shkon pa mu, tutna ma fut bllok me ta komentu.” – referuar gjithë lajmeve që qarkullojnë në rrjet.
Por, Ledri nuk ka lënë pa përmendur edhe Dafinën, duke i kthyer kështu edhe përgjigjet për “diss-in” e fundit në bashkëpunimin me Mozzik.
“Edhe nana jote e don Dafina Zeqirin” – thotë Dafina në këngën e saj, ndërsa në këngën e sapo publikuar Ledri thotë:
“Ça je tu fol a je n veti, prit veç pak ta ndreqi. Nones tem une, a nones tone Ledri. B$tch im fly shpia jem terminal, mos i hi personal se bon gabim fatal. Qe 20 vjet hala e boj kete shit, sem vyn hiti po apet boj hit, nuk jom Lego mu mos mu n gjit.