Lajmi se një foshnjë e porsalindur ishte braktisur nga e ëma në një garazhd në zonën e Yzberishtit, tronditi opinionin publik.
Edhe pse mjekët u përpoqën t’a shpëtonin, nuk ia dolën dot. Ditën e sotme, drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, njoftoi se foshnja e gjetur në zonën e Yzberishtit, nuk ia doli dot të mbijetonte.
Nëna 30-vjeçare e foshnjës, fillimisht mohoi të ishte e ëma. Më pas e ndaluar nga policia, ajo pranoi të ishte e ëma e foshnjës, ku tregoi se nuk ishte e martuar dhe e braktisi pasi e vriste opinioni publik.
Ajo nuk e zbuloi identitetin e babait të fëmijës që lindi në divan dhe deri tani ndodhej në intubim, në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.