Ndjekja e një artisti ndërkombëtar ka kostot e veta, per te githë ata që duan të kenë një pervojë unike. Teksa ne Shqipëri po shtohen artistë që japin koncerte. Çmimet e biletave po u përafrohen niveleve globale. Në datën 30 qershor do te zhvillohet koncerti i kengëtarit spanjoll Enrique Iglesias në Sheshin Skenderbej, në kuadër të javës spanjolle të kultures.
Biletat për koncertin e tij fillojnë nga 28 euro në zonën e fundit, në zonën e bronxit janë 90 euro, në atë platinium 99 euro, ne zonën e artë 123 euro, atë të argjendë 62 euro. Më të shtrenjtat janë paketat VIP. “VIP GOLD ZONE B 1st Row Table” kushton 900 euro dhe ka katër përfitime: 20% zbritje për koncertin e Ricky Martin në datën 20 korrik, perfshin hyrje me bileta VIP gold përr 4 persona, 1 shishe alkool (përjashtuar shmpanjën) dhe VIP PASS. Çmimi mesatar i biletës për një person në këtë paketë arrin në 225 euro. Rekordin e mban paketa Vip Gold zona A, me 2 mijë euro.