Partneri i Dafina Zeqiri Kreshnik Gjergji duket më krenar se kurrë për të dashurën e tij, ndërsa shijojnë romancën e tyre.
Pas çdo projekti të saj ai nuk e kursen mbështetjen për të dhe këtë e shpreh edhe publikisht.
Në një postim biznesmeni nga Kosova shkruan: ‘Sivjet veç tu festu o’ në tana anët, ska që e nal’, teksa shihen duke luajtur dhe me sa duket, Dafina sërish po fiton edhe këtu!
Pak ditë më parë çifti konfirmoi se shumë shpejt, brenda vitit që po vjen, do të kurorëzojnë dashurinë me martesë.