Ylli Dërvishi apo i njohur ndryshe si Buci dhe Ledi Vokshi, janë dy prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi të njëjtët janë përfolur edhe për lidhjen e dikurshme që kanë pasur së bashku në një tjetër reality-show në Kosovë.
Megjithatë, Ledi ishte ajo që e mohoi se ka pasur diçka më shumë se shoqëri dhe simpati në atë kohë, ndërsa Buci u shpreh se nuk do donte të fliste tani për këtë temë, pasi Ledi është tashmë e martuar.
Me këtë ai sikur la të kuptohet se ka pasur diçka vërtet mes dyshes, teksa dyshimet për këtë i shtojnë më shumë së fundmi një video e dyshes në një videoklip kënge.
Si Ledi ashtu edhe Buci rrezikojnë të dalin këtë javë, pasi janë të nominuar bashkë me banorët: Monika Salihu, Linda Halimi, Santiana Maloku, Gani Gërmnia dhe Meti Alshiqi.