Të enjten në darkën e të nominuarve ka pasur debate të shumta mes banorëve të nominuar në Big Brother VIP Kosova.
Meti Alshiqi, Ledi Vokshi, Santiana Maloku, Ylli Dërvishi (Buci), Linda Halimi, Monika Salihu dhe Gani Gërmia i janë përgjigjur pyetjeve pikante që i kanë bërë njëri-tjetrit.
Por këta dy të fundit, në një moment duket se kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin.
“A ki me u bë burrë ndonjëherë?” , i tha këngëtarja në një moment Ganiut, duke i kërkuar që të respektojë të tjerët para se të përfundojnë fjalën.
Në primen e sotëm, njëri prej të nominuarve do të eliminohet– më saktësisht ai që do të rezultojë më pak i votuar në televotimin e javës.