Për të gjithë ata që e ndjekin Arbana Osmanin në rrjete sociale, e dinë që moderatorja është adhuruese e Italisë, aq sa e zgjodhi dhe si lokacionin për dasmën e saj në verë.
Që pas verës, e kemi parë vazhdimisht Arbanën të vizitojë shtetin fqinj, ndërsa sot Arbana ka treguar nëpërmjet një postimi që gjithë vizitat e saj në Itali nuk janë vetëm pushime, por në fakt lidhen me një projekt të ri të saj.
Pra bëhet fjalë për një projekt të ri të moderatores. Por, cili është projekti i ri i Arbanës?! Restoranti te Piramida, i cili do të ketë specialitet pastat.
Për çfarë njihet Italia?! Sigurisht për pastat e shijshme dhe verën e mirë. Po të shihni në postimin e Arbanën dhe Instastoryt e saj, do të shihni shumë pasta, verëra dhe tartuf.
Madje, në një Instastory ky i serviren ushqimi me tartuf shtesë, Arbana shkruan “Tartufi bën çdo gjë të mirë. Na duhet një kështu në Tiranë.” Gjithashtu, ka shpërndarë edhe shumë Instastory të tjera, teksa tregon çmimet e tyre.
Pra, me sa duket Arbana po bën disa “përzgjedhje” në Itali, për të sjellë një eksperiencë të re të pastave në restorantin e saj.