Ka shumë kohë që flasim për një ndarje të mundshme mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, por mesa duket ky është një lajm i rremë.
Ledri Vula u rikthye përsëri nën menaxhimin e Faton Shoshit, një prej menaxherëve më të suksesshëm në Kosovë dhe sipas burimeve thuhet se lajmet për ndarjen e çiftit janë vepër e tij për marketing.
Madje disa ditë më parë ishte vetë Shoshi ai që i konfirmoi zërat për ndarjen e tyre dhe si ideatorë i kësaj ideje gjithçka shkoi ashtu siç e kishte menduar, pasi duket se edhe çift ka rënë dakord për t’u bërë pjesë e këtyre lajmeve.
Sipas të njëjtave burime, thuhet se çifti janë bashkë dhe të lumtur me njëri-tjetrin, madje dhe vet Ledri në këngën e tij të re ka treguar që këto janë thjesht thashetheme.
“Do po mvesin kur o dasma e do po pysin kur po ndahna.” – thotë reperi në këngën e tij të re me titull “Paranormal”. Epo, meqë ndarje nuk kemi, mbetet të presim dasmën tani nga çifti!