Duket se Shqipja pas prime-t të mbrëmshëm, ka vendosur të “zgjohet” dhe të sulmojë gjithë banorët që kanë folur keq për të.
Këtë mëngjes ajo e ka nisur me Edonën, duke shkuar në dhomën e gjumit ku po flinin banorët dhe duke kënduar me zë të lartë e kërcyer, teksa u shpreh se loja tani ka filluar dhe se do t’i “vrasë” të gjithë me radhë.
Ky zgjim nuk i ka pëlqyer aspak Edonës, e cila e acaruar i ka shkuar Shqipes pranë për t’a nxjerrë nga dhoma me forcë, duke nisur kështu një debat mjaft të ashpër me “prekje” dhe fjalor banal.