24-vjeçari u pa duke u kapur për dore me të dashurën e re Sophia Piccirilli pas ndarjes së tij nga Dua Lipa. Dyshja ecnin dorë për dore ndërsa ishin duke shëtitur në New York të mërkurën (28 qershor).
Pavarësisht vapës, Hadid u pa i veshur me një bluzë sportive, xhinse të errëta dhe një kapele të zezë në kokë. Piccirilli, nga ana tjetër, ishte pa sytjena me një bluzë të bardhë, pantallona sportive dhe atlete Adidas. Një burim tha për Page Six se Hadid ka disa muaj që është në lidhje me flokëkuqe. Në fakt, modelja e Ford së fundmi iu bashkua të dashurit të saj në shtëpinë e Hadids në Pensilvani për të festuar ditëlindjen e tij.